Jasir Asani tashmë edhe zyrtarisht mund të konsiderohet një lojtar i lirë në tregun e futbollit europian. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mori së fundmi vendimin drastik, për të ndërprerë kontratën me skuadrën e Esteghlal nga Irani.
Shkak për mbylljen e bashkëpunimit është bërë mospagimi i detyrimeve për sezonin e kaluar. Asani e ka njoftuar klubin për të ardhmen, pikërisht përmes një letre.
Shkupjani 31-vjeçar tashmë është në kërkim të një ekipi të ri, ndërsa mbetet të shihet nëse destinacioni i tij i rradhës do të jetë futbolli spanjoll, ashtu siç vetë ai kishte deklaruar më parë, se ka interes madje nga La Liga.
Asani u penalizua shumë nga lufta në Lindjen e Mesme, pasi me mosaktivizimin e tij te Esteghlal, ai humbi edhe vendin e tij te kombëtarja shqiptare.
Për herë të fundit, Asani një ndeshje me fanellën kuqezi kishte zhvilluar me 31 mars në miqësoren ndaj Ukrainës.
Asani nga Esteghlal largohet me kujtimin e 29 paraqitjeve dhe 13 golave të shënuar, duke e renditur këtë skuadër në mesin e TOP5 skuadrave që ka shënuar më së shumti gola në karrierën e tij.
Kujtojmë, më së miri, Asani kishte bërë me Partizanin dhe skuadrën kineze të Gëangju FC, duke realizuar nga 27 gola për secilën.
