Shkëndija e Haraçinës të shtunën miqësore ndaj Lepencit të Statovcit!

Shkëndija e Haraçinës të shtunën do ta zhvillojë edhe ndeshjen e fundit kontrolluese para fillimit të sezonit të ri në elitën e futbollit vendor, e ku kjo skuadër do të bëj debutimin e saj historik.

Skuadra kuqezi nga Haraçina do të përballet me KF Lepencin në Kaçanik, ndërsa deri më tani kjo skuadër ka zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera, kundër KF Arsimit (1-1) dhe kundër Euromilk (1-1).

Ky takim do të shërbejë si testi i fundit për ekipin dhe stafin teknik me në krye Berat Imerin, për të vlerësuar formën e futbollistëve dhe për të bërë përgatitjet përfundimtare para ndeshjeve zyrtare, që startojnë me 25 korrik.

Kujtojmë, Shkëndija e Haraçinës ndeshjen e saj të parë historike në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, do ta zhvillojë kundër Struga Trim Lum në transfertë.

Leave a Reply