Ajdari, medalje bronzi dhe shpërblim prej 15.000 $ në KB në mundje në Karakuçak të Turqisë!

Gjatë ditës së sotme ka përfunduar Kampionati Botëror në Mundje, që u mbajt në Karakuçak të Turqisë, e ku mundësit tanë e përfaqësuan Maqedoninë  në mënyrën më të mirë!

Në këtë Botëror neve u prezantuam nga 4 mundës, ndërsa rezultatin më të mirë e arriti mundësi shkupjan, Rexhep Ajdari, që në kategorinë +100 kg, kategorinë më të fortë, arriti të fitojë medaljen e bronztë, ndërsa ky sukses i solli atij edhe një shpërblim në të holla, në vlerë prej 15.000 dollarëve!

Në këtë kampionat, sipas rregullave të garave, nuk kishte repasazh, prandaj humbja e një ndeshjeje nënkuptonte eliminimin nga gara.

Mundësit që përfaqësuan vendin tonë në KB në Karakuçak të Turqisë:

-Stefan Steriev – fitore në raundin e parë dhe humbje në raundin e dytë.

-Andrej Trajçev – fitore në raundin e parë dhe humbje në raundin e dytë.

-Omer Memedi – fitore në raundin e parë dhe humbje në raundin e dytë ndaj një mundësi turk.

-Rexhep Ajdari – me dy fitore dhe një humbje, arriti të fitojë medaljen e bronztë, duke u shpërblyer me 15.000 dollarë!

Leave a Reply