Anes Meliqi, emri i të cilit lidhej ngushtë edhe me kombëtaren A të Shqipërisë, ka vendosur për të përfaqësuar Maqedoninë, vendin ku edhe ka lindur, njofton “infOSport.mk”.
Mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës sot ishte pjesë e grumbulllimit të ekipit përfaqësues futbollistik të vendit për ndeshjet e para të ciklit të ri të Ligës së Kombeve. Si një nga futbollistët debutues me ekipin A të Maqedonisë, Meliqi dha edhe prononcimin e tij të parë.
Për të, debutimi në ekipin më të mirë kombëtar është një nder i madh, por edhe një detyrim.
“Është një privilegj për mua të jem pjesë e kësaj skuadre. Kemi katër ndeshje shumë të vështira, por mendoj se duhet të mendojmë së pari për Zvicrën. Të gjithë e dimë se çfarë kundërshtari është Zvicra. Me vullnetin e Zotit, me Zotin përpara, do të arrijmë një rezultat pozitiv. Natyrisht, pres një performancë dhe do të jap maksimumin tim në çdo minutë që më jep trajneri”, – tha Anes Meliqi.
Mbrojtësi shkupjan shansin e tij të parë për të debutuar në një ndeshje zyrtare me ekipin e seniorëve të Maqedonisë do ta ketë me 26 shtator kundër Zvicrës në Shkup. Kujtojmë, Meliqi ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të përfaqësueses së Maqedonisë, duke filluar nga ajo U16, e deri te U21, për të cilën ka zhvilluar 14 ndeshje. (infOSport.mk)
