Përfaqësuesja e Maqedonisë U19, në periudhën nga 9 deri më 17 nëntor, do të jetë nikoqire e ndeshjeve të raundit të dytë kualifikues për kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2027.
Të përzgjedhurit e trajnerit Dimitar Kapinkovski në këtë fazë do të përballen me përfaqësueset e Irlandës së Veriut, Sllovenisë dhe Maltës, ndërsa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Turnovë dhe Strumicë, duke filluar nga ora 13:00.
Maqedonia U19 do ta hapë turneun kualifikues më 11 nëntor kundër Irlandës së Veriut në stadiumin „Kukush“ në Turnovë. Tre ditë më vonë (14 nëntor), futbollistët tanë të rinj do të përballen me Slloveninë, ndërsa ndeshjen e fundit të fazës së grupeve do ta zhvillojnë më 17 nëntor kundër Maltës.
Për këtë fazë të dytë kualifikuese, trajneri Dimitar Kapinkovski vendosi për një listë prej 21 futbollistësh.
Portierë: Aleksandar Trajkovski (Brera Strumica), Pavel Grbevski (Teteks), Besjan Aliu (Bashkimi).
Mbrojtës: Alban Roçi (Struga Trim Lum), Hristijan Markoski (Köln, Gjermani), Mateo Kesik (Jedinstvo, Serbi), Muhamed Mustafa (St. Gallen, Zvicër), Filip Cvetkovski (Vardar), Anes Abdurahmani (Shkëndija T.).
Mesfushorë: Gabriel Taleski, Bojan Velkov dhe Ivan Tanchev (Brera Strumica), Loren Zhaku (Bylis, Shqipëri), Aleksandar Grashevski (Dinamo Zagreb, Kroaci), Lavdrim Kasami (Ümraniyespor, Turqi).
Sulmues: Muhamed Kurtishi (Rapperswil-Jona, Zvicër), Jovan Mrmaçovski (Pelister), Jakov Stojkovski (Paderborn, Gjermani), Jordan Damevski (Arka, Norvegji), Ditmir Hoxha (Leeds United, Angli), Antian Emini (Kozhuv).
Synimi i përfaqësueses U19 të Maqedonisë është vendi i parë në grup, duke siguruar kështu një vend për në Ligën A për raundin e tretë kualifikues, dhe duke mbetur në garë për pjesëmarrje në turneun final të Kampionatit Evropian 2027.

