Hristov: Kemi bërë reforma në sistemin e ligave tek të rinjët

Një nga segmentet kyçe në zhvillimin e futbollit të të rinjve është reforma e sistemit të ligave, e cila synon t’u mundësojë futbollistëve të rinj më shumë ndeshje, konkurrencë më të mirë dhe kushte më cilësore për përparim.

Lidhur me këtë, Drejtori teknik i ekipeve kombëtare të të rinjve, Gjorgji Hristov, theksoi se ndjekja e rregullt e lojtarëve, formës dhe zhvillimit të tyre, si dhe konkurrenca e hapur për një vend në ekipin kombëtar, janë bazë e këtij procesi.

“E riorganizuam ligën. Çdo javë i kemi fëmijët në fushë dhe kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e tyre dhe për rezultatet që arrijmë. Nuk biem në asnjë eufori. Është e rëndësishme që vetë fëmijët të shohin se mund të përparojnë, por edhe se askush nuk e ka vendin e garantuar në ekip, pavarësisht përpjekjeve të mëparshme. Kjo vlen edhe për trajnerët e ekipeve kombëtare. Përzgjedhja duhet të jetë konkurruese, ndërsa vendimet duhet të merren në bazë të asaj që shohim në fushë“, theksoi Hristovi.

Drejtori teknik theksoi se në procesin e ndjekjes dhe përzgjedhjes së futbollistëve është përfshirë një ekip më i gjerë ekspertësh, ndërsa prania e ish-reprezentuesve me përvojë të madhe futbollistike është një vlerë shtesë për lojtarët e rinj.

“I ndjekim të gjitha ndeshjet. Nëse nuk jam unë, këtu është Goran Pandev; nëse nuk është Pandevi, këtu janë Noveski ose Artim Shaqiri. Kjo është shumë e rëndësishme për fëmijët e gjeneratave të reja. Duam që ata ta dinë se puna e tyre ndiqet, se ekziston konkurrenca dhe se te ekipi kombëtar arrihet me cilësi, punë dhe kontinuitet“, – shtoi Hristovi.

Leave a Reply