Xhani De Biasi e përfundon aventurën e tij në La Ligën spanjolle, pasi sot është shkarkuar nga skuadra e Alavesit. Këta të fundit e kanë komunikuar shkarkimin e ish seleksionuesit të Kombëtares shqiptar përmes një komunikate lëshuar në faqën zyrtare.
“Klubi bardhekaltër ka vendosur në ndërpresë kontratën me Xhani De Biasin, pas rezultateve të dobëta të javëve të fundit. Për momentin, skuadrën do ta drejtojë Javier Cabello. E falënderojmë De Biasin për punën e kryer në këtë periudhë dhe i urojmë fat në të ardhmen”, thuhet mes tjerash në kumunikatën e Alavesit.
De Biasi pjesë e Alavesit ishte për 8 ndeshje, ndërsa regjistroi 3 fitore dhe 5 humbje.