UEFA vendos arbitrin për derbin madrilen në Ligën e Kampionëve

Arbitri anglez, Martn Etkinson do të ndajë drejtësinë në derbin madrilen midis Realit të Madridit dhe Atletiko Madridit në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.

46-vjeçari Etkinson llogaritet si një ndër arbitrat më të mirë, ndërsa shenjën e FIFA-s e ka që nga viti 2006-të.

Ai do të jetë arbitri i katërt anglez që do të ndajë drejtësinë në ndeshjes mes këtyre dy skuadrave nga kryeqendra spanjolle në kuadër të garave Evropiane, pasi më parë një gjë të tillë kishin bërë Rexhinald Lif në vitin 1959, Artur Elis në po të njëjtin vit, si dhe Mark Klatenburg, që ndau drejtësinë në finalen e vitit të kaluar midis këtyre dy skuadrave.

Leave a Reply