Sejfullahu me dy tjerë përfaqësojnë Maqedoninë në Botërorin e mundjes

Mundësi i klubit Liria, Elmedina Sejfullahu së bashku me Vladimir Egorov dhe Madomedgadjin Nurovin do ta përfaqësojnë Maqedoninë në Kampionatin Botëror në mundje që po zhvillohet në Paris të Francës. Tre mundësit me në krye seleksionuesin Lulzim Vrenezin dhe kryetarin e federatës së mundjes, Betim Vrenezi sot kanë arritur në Paris.