Lojërat Olimpike Dimërore, Shqipëria e Kosova pozojnë me “Shqiponjën”

Shqipëria dhe Kosova kanë parakaluar me flamujt respektivë, krahas pjesëmarrësve të tjerë, në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 23-ta Dimërore Olimpike.  Në Pyeongchang të Koresë së Jugut është zhvilluar sot rreth mesditës një ceremoni vërtet spektakolare, duke pasur në fokus temën e paqes, në këtë vend mes dy Koreve.