Super Strakosha me Lacion e tij mundi Bolonjan e Xhemailit

Lacio arrin të marri një fitore tepër të rëndësishme në transfertë ndaj Bolonjës me rezultatin e pastërt 0:2. Ka qenë një ndeshje mjaft e luftuar, ku portiere shqiptarë, Thomas Strakosha ishte sërish titullar për “lacialët”.

Strakosha luajti për 90 minuta në këtë ndeshje duke qenë një prej më të mirëve në fushën e lojës e teksa pas ndeshjes u vlerësua me notën 6.5.

Dopieta e Imobiles bëri që Lacio të marrë tre pikët e radhës duke u ngjitur kështu në vendin e katërt në renditje me 54 pikë.

Strakosha luajti rol të rëndësishëm në këtë fitore, ndërsa me një paraqitje të denjtë te Bolonja u paraqit edhe futbollisti tetovarë, Blerim Xhemaili. Ky i fundit luajti për gjatë 90 minutave ndaj Lacios, ndërsa në minutën e 73-të u ndëshkua me kartonë të verdhë.

Leave a Reply