Shkëndija e pamëshirshme ndaj Pobedës (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar një fitore të lehtë 4:0 ndaj Pobedës në përballjen e javës së 22-të në elitën e futbollit vendor, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon skuadra tetovare në këto momente, njofton “infOSport.mk”.

Fitoren e “kuqezinjëve” e paralajmëroi sulmuesi boshnjak Dino Medjedoviç që në minutën e tretë, kur mjaft mirë shfrytëzoi topin e dëbuar nga traverza pas asaj goditje të Besart Ibraimit. Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë pjesës së parë, ndërsa vetëm pas 7 minutave lojë në pjesën e dytë, Stefan Vujçiç me një goditje precize nga distanca realizoi edhe golin e dytë për Shkëndijën, raporton “infOSport.mk”.

GOLAT NGA NDESHJA, SHKENDIJA-POBEDA 4:0****************************************Shkendija ka shënuar një fitore të lehtë 4:0 ndaj Pobedës në përballjen e javës së 22-të në elitën e futbollit vendor, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon skuadra tetovare në këto momente, njofton “infOSport.mk”. Fitoren e “kuqezinjëve” e paralajmëroi sulmuesi boshnjak Dino Medjedoviç që në minutën e tretë, kur mjaft mirë shfrytëzoi topin e dëbuar nga traverza pas asaj goditje të Besart Ibraimit. Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë pjesës së parë, ndërsa vetëm pas 7 minutave lojë në pjesën e dytë, Stefan Vujçiç me një goditje precize nga distanca realizoi edhe golin e dytë për Shkëndijën, raporton “infOSport.mk”.Goli i tretë erdhi në minutën e 76-të, kur Çelikoviç me një diagonale të gjatë gjeti Medjedoviç në zonën kundërshtare, ndërsa ky i fundit edhe më mirë pasoi për Besart Ibraimin, që nuk e kishte të vështirë të shënojë për rezultat 3:0.Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar në këtë ndeshje, pasi Zhunior në mintutën e 83-të shënoi edhe golin e katërt për Shkëndijën, pas një aksioni model, ku në qendër të vëmendjes përveç brazilianit, ishin edhe Totre dhe Todorovski, që mjaft mirë kombinuan mes tyre, duke ja bërë punën edhe më të lehtë bashkëlojtarit të tij Zhunior, i cili në ato momente vendosi rezultatin përfundimtarë, Shkëndija 4, Pobeda 0. Për Shkëndijën ishte kjo fitorja e 13-të këtë edicion, mirëpo që sërish e sheh këtë skuadër në pozitën e dytë me 44 pikë, 6 më pak se lideri aktual Vardari. (infOSport.mk)

Публикувахте от infosport.mk в 12 март 2017 г.

Goli i tretë erdhi në minutën e 76-të, kur Çelikoviç me një diagonale të gjatë gjeti Medjedoviç në zonën kundërshtare, ndërsa ky i fundit edhe më mirë pasoi për Besart Ibraimin, që nuk e kishte të vështirë të shënojë për rezultat 3:0.

Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar në këtë ndeshje, pasi Zhunior në mintutën e 83-të shënoi edhe golin e katërt për Shkëndijën, pas një aksioni model, ku në qendër të vëmendjes përveç brazilianit, ishin edhe Totre dhe Todorovski, që mjaft mirë kombinuan mes tyre, duke ja bërë punën edhe më të lehtë bashkëlojtarit të tij Zhunior, i cili në ato momente vendosi rezultatin përfundimtarë, Shkëndija 4, Pobeda 0.

Për Shkëndijën ishte kjo fitorja e 13-të këtë edicion, mirëpo që sërish e sheh këtë skuadër në pozitën e dytë me 44 pikë, 6 më pak se lideri aktual Vardari. (infOSport.mk)

Leave a Reply