Junajtedi fiton edhe pa Ibrahimoviçin (VIDEO)

Mançester Junajtedi ka shënuar edhe fitoren e 14-të edicionin e sivjetshëm në elitën e futbollit anglez, pasi sot në ndeshjen e javës së 28-të në transfertë shënoi fitore 1:3 ndaj Midëlzbrou, njofton “infOSport.mk”.

Në të këtë ndeshje për shkak të suspendimit nuk luajti Ibrahimoviç, ndërsa vendin e tij në formacionin bazë e zuri i riu Rashford.

Fellaini pas 30 minutave lojë realizoi golin e parë për “Djajtë e Kuq”, të cilët dy gola të tjerë shtuan në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Lingard ai i cili në minutën e 62-të shënoi për 2:0, ndërkohë në minutën e tretë shtesë të takimit, Antonio Valencia vetëm që e konfirmoi fitoren e Mançester Junajtedit, shkruan “infOSport.mk.

Në anën tjetër golin e nderit për vendasit e Midëlzbrou e realizoi Gestede në minutën e 76-të, mirëpo kjo ishte e tëra që bënë vendasit në këtë përballje, të cilët pas kësaj disfate seriozisht rrezikojnë mbetjen në elitë, duke pasur parasysh se me vetëm 22 pikë ndodhen në pozitën e parafundit.

Në anën tjetër Junajtedi me këtë fitore rrit shpresat për një vend në TOP 4, me ç’rast vitin tjetër do të rikthehej në Ligën e Kampionëve Evropian.

Leave a Reply