Barcelona në verë bënë një super goditje

Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona pritet që në verë të bëjë një super goditje, duke sjellë në “Kamp Nou” një emër të madh futbollisti.

Drejtuesit “katalunas” sipas asaj që raportojnë mediat italiane po mendojnë të transferojnë njërin prej dy sulmuesve më në formë dhe më të përfolur në Evropë. Antuan Grizman dhe Paolo Dibala.

Që të dy aktualisht luajnë në skuadra tejet të fuqishme, mirëpo dëshira e tyre për të luajtur në ekipe edhe më të mëdha, ka bërë që Barcelona të mendoj në këtë pistë.

Gjithnjë sipas mediave në Spanjë më afër transferimit në “Kamp Nou” është argjentinasi Paolo Dibala, i cili te Juventusi vazhdimisht po kërkon një rritje të pagës, të cilën drejtuesit e Barcelonës nuk do ta kishin problem për t’ia plotësuar.

Leave a Reply