Bozhoviq shpalli listën, fton 4 shiptarë për kontrollueset me Kroacinë

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë në futsal Ivan Bozhoviq ka bërë publike listën e lojtarëve të cilët do të jenë pjesë e tre ndeshjeve kontrolluese me Kroacinë, njofton “infOSport.mk”.

Në listën prej 16 të ftuarve bëjnë pjesë edhe 4 shqiptarët Taulant Ismaili, Erkan Seferi, Ferid Agushi dhe Sadat Ziberi.

Që të tre ndeshjet mes këtyre dy përfaqësueseve do të zhvillohen në vendin tonë. Më 24 dhe 26 mars ata do të luajnë në Veles, ndërsa ndeshjen e dytë do ta zhvillojnë në Shkup me fillim në ora 17:00 në palestrën “Forca”, ndeshje kjo që do të jetë e karakterit të mbyllur, shkruan “infOSport.mk”.

Këto ndeshje seleksionuesit Bozhoviq do ti shërbejnë si provë gjenerale para turneut kualifikues që në program është nga data 4 deri më 11 prill në Almati të Kazakistanit.

Në këtë turne përveç Maqedonisë dhe nikoqirëve të Kazakistanit do të paraqiten edhe Çekia dhe Danimarka.

LISTA E PLOTË E LOJTARËVE TË FTUAR NGA ANA E SELEKSIONUESIT, BOZHOVIÇ:

Antonio Petrovski, Ilço Udovaliev, Vlatko Petrovski, Leonid Ristanovski, Zoran Leveski, Ferid AGUSHI, Daniel de Souza, Igor Leovski, Martin Todorovski, Dragan Petroviq, Taulant ISMAILI, Adrijan Micevski, Sadat ZIBERI, Aleksandar Gligorov, Ivan Krstevski dhe Erkan SEFERI.

 

 

 

Leave a Reply