De Biasi, do doja të vazhdoja me Shqipërinë

Trajneri italian Xhani De Biasi, i cili sonte ishte mysafir në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan ka folur edhe për të ardhmen e tij “kuq e zi”, nëse do vazhdonte ose jo kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse së fundmi është vënë në shënjestër të gazetarëve shqiptarë për shkak 4 disfatave të njëpasnjëshme , De Biasi thotë se kjo situatë do të tejkalohet dhe se gjithë përgjegjësia është e tij.

“E gjithë përgjegjësia e këtyre humbjeve ështe e imja. Pak sa e trishtueshme, pasi rezultatet nuk po vinë, mirëpo shpresojmë se do të tejkalojmë bashkë këtë situatë” – u shpreh De Biasi, duke vazhduar më pas për të folur lidhur me të ardhmen e tij: “Kontrata përfundon në fund të vitit dhe ende ka kohë. Jemi të përqëndruar te ndeshjet që na presin. Kur të përfundojë e njëjta, pastaj do flasim. Unë nuk do kisha asgjë kundër që të vazhdoja, nëse ashtu mendojnë edhe të tjerët me në krye presidentin Duka dhe të tjerët që ka për rreth” – u shpreh De Biasi.

Leave a Reply