Rrëfim i prekshëm nga Ferdinand: Mendoja vetëvrasjen pas vdekjes së bashkëshortes sime

Gati dy vjet pas ndarjes nga jeta e bashkëshortes së tij Rebeka Ellison e cila vdiq nga kanceri, ish futbollisti i Mançester Junajtedit dhe kombëtares angleze, Rio Ferdinand, në një dokumentar për “BBC” ka rrëfyer momentet e vështira nëpër të cilat ka kaluar pas humbjes së njeriut të tij më të dashur dhe se si pas gjithë kësaj ka rënë pre e alkoolit dhe lotëve.

“Dhimbja ishte shumë e madhe, por prezenca e fëmijëve, Lorenz 10 vjeç, Tate 8 dhe Tia 5, pati një efekt pozitiv tek unë, sepse ishin ata që më shpëtuan jetën”.

“Kisha një ide fikse për të vrarë veten, në muajt e parë, pas vdekjes së Rebecca. Që nga ai moment Rio Ferdinand nuk ka arritur më të jetojë, ‘por të paktën mbijetova’” thotë ai.

“Mendimi për fëmijët e mi më bëri të zgjohem çdo mëngjes dhe të them që duhet t’ia dal, të eci përpara’, – ka rrëfyer futbollisti për “BBC”.

“Ata më ndihmuan të dal nga ajo ‘errësirë ku unë isha zhytur’, dhe ku jetoj tani, sepse gjëja më e keqe nuk është dhimbja e humbjes, por ndjenja e fajit që përjetova më pas’.

Bashkëshortja e Rio Ferdinand, Rebeka Ellison u nda nga kjo jetë në maj të vitit 2015, kur ishte vetëm 33-vjeç.

Leave a Reply