Lila u kthye në Greqi, morri fund historia me priftërinjët (FOTO)

Një video e publikuar  nga ana e hoxhës nga Tirana, Ahmed Kalaja në profilin e tij zyrtarë në “facebook”, në të cilën futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila

shfaqej duke bërë batuta mbi priftërinjtë, mori përmasa të gjëra, dhe e njëjta nuk u prit mirë fare në Greqi.

Kjo video morri një hapësirë të madhe në mediat greke, gjë kjo që shtyu Andi Lilën për të kërkuar falje, madje direkt te prifti Maksim, i cili e ka pranuar ndjesën e lojtarit të Pas Janinës dhe Kombëtares shqiptare.

Këtë gjë Lila e ka treguar vetë, me anë të një postimi të bërë në llogaritë e tij në “Facebook” dhe “Instagram”.

Duhet të jesh një njeri i fortë për të kërkuar falje, dhe akoma më i fortë ai që fal”, shkruan Lila pas takimit me priftin grek, Maksim.

Leave a Reply