Ndodhi befasia e parë e Botërorit, Arabia Saudite shokon Argjentinën e Messit

Argjentina e Lionel Messit e ka nisur shumë keq Kampionatin Botëror “Qatar 2022”, duke pësuar në ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite, skuadër kjo që në fund shënoi fitore 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse sfida ndaj arabëve u duk se do të jetë shumë e lehtë për Argjentinën, ashtu nuk ishte edhe në fushën e blertë, aty ku Arabia Saudite luajti shumë më mirë gjatë pjesës së dytë, kur edhe shënuan golat e fitores.

Ndryshe ndeshja nisi me një penalti të vonuar të akorduar nga VAR, e që më as u shndërrua në gol nga kapiteni Lionel Messi.

Ky i fundit në vijim të pjesës së parë realizoi edhe një gol tjetër, mirëpo i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtë loje, që dolën të jenë të kobshme edhe për Lautaro Martinez, të cilit arbitrit në dhomë i anuluan dy gola.

Pas gjitha këtyre ndodhi gjatë pjesës së parë, arabët morrën veten në të dytën, kur arritën të shënojnë dy herë në rrjetën e argjentinasve, duke lënë me gishta në gojë këta të fundit, që nuk i besonin dot kësaj disfate në përfundim të ndeshjes.

Al Shehri vetëm pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë arriti të barazojë shifrat në 1:1, derisa një super gol i realizuar nga Al Dausari në minutën e 53-të i dha fitoren Arabisë Saudite, që pa dyshim se sot na servoi befasinë më të këndshme të këtij kampionati, duke ndërprerë njëherit serinë prej 36 ndeshjeve pa humbje të Argjentinës në ndeshjet ndërkombëtare. (infOSport.mk)

Leave a Reply