Tifozja burrneshë e Dortmundit! E vetme mes tifozëve kundërshtarë të Shalkes (FOTO)

Guximi pa dyshim se shpërblehet, dhe kjo histori e dëshmon këtë më së miri. Fotoja në të cilën shfaqej një tifozë e Borusia Dortmundit e vetme në mes të turmës “blu” të tifozëve të Shalkes gjatë derbit të së shtunës mes dy skuadrave i kishte bërë shumë përshtypje edhe mbrojtësit të Borusia Dortmundit, Mark Bartra,

Ai menjëherë pas takimit që ishte mbyllur me barazimin 1:1 përmes profilit të tij zyrtarë në “Twitter” kishte kërkuar ndihmë nga të gjithë për ta gjetur gruan burrneshë: “Dua ta takoj këtë grua. Do më ndihmoni ta gjej?. Dua t’ia jap fanellën time”.

Pasi mesazhi u rishpërnda mijëra herë, më në fund tifozja u gjet: bëhet fjalë për znj. Stefi, e cila ishte në stadium bashkë me të shoqin.

Ish-futbollisti i Barcelonës e shprehu po në “Twitter” gëzimin e vet: “Pooo!!! Faleminderit të gjithëve: tifozë, media.. të gjithë. E gjetëm tifozen tonë burrneshë. Premtimi është premtim, shihemi së shpejti Stefi!”.

 

Leave a Reply