Luis Enrike:  Nuk na nevojiten shumë gola, vetëm tre

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrike,  beson se skuadra e tij do të ketë një detyrë më të lehtë në ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit, se sa ajo në ndeshjen epike ndaj Paris Sen Zhermenit në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Evropian.

Në atë ndeshje “katalunasit” arritën të rikthejnë ndeshjen nga 0:4, ndërsa tani një gjë të tillë besojnë të bëjnë pas rezultatit 0:3.

“Nuk na nevojiten shumë gol, vetëm tre. Andaj gjatë gjithë kohës do të jemi në sulm, sulm dhe vetëm sulm” – u kanos Luis Enrike në takimin me gazetarë gjatë ditës së sotme.

Para ndeshjes me parisienët ai kishte parashikuar se klubi i tij është afër kthesës.

“Nuk dyshoj se kjo ndeshje do të jetë më ndryshe. Nesër do të jetë edhe më lehtë, pasi ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 0:3. Nëse ata na shënojnë gol, atëherë neve do kërkojmë të shënojmë 5 gola, nëse na shënojnë dy, neve do mundohemi të shënojnë 6 gola. Përballë Paris Sen Zhermenit i’a dolëm. Nuk kemi nevojë për ndeshje perfekte, kemi nevojë për atë që të jemi efektiv, të arrijmë të “vrasim” vetëbesimin e kundërshtarit dhe në përgjithësi të kufizojmë lojën e tyre duke qenë agresiv dhe njëkohësisht duke dëshmuar cilësitë tona, përmes të cilave do të bëjmë që tifozët tanë të “çmenden” që nga minuta e parë” – tha Luis Enrike.

Leave a Reply