Messi vendos një rekord tjetër (FOTO+VIDEO)

Super ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi sonte përballë Realit të Madridit ishte heroi kryesor me dy golat e shënuar në fitoren 3:2 të skuadrës “katalunase” në Santiago Bernabeu, njofton “infOSport.mk”.

Messi golin e dytë e realizoi në minutën e dytë shtesë të takimit, kur edhe bëri që i gjithë stadiumi të qëndrojë në heshtje. Nuk u besonin syve të tyre në ato momente tifozët “madrilen”, mirëpo kur për kundërshtarë ke një super futbollist si Lionel Messi, atëherë gjëra të papritura është më se evidente se mund të ndodhin.

Dhe në realitet ashtu ndodhi, pasi falë golit të tij të dytë personal, Barcelona shënoi fitore, që e rikthen Barcelonën në pozitën e parë.

Nata e së dielës ishte më e veçantë për Lionel Messin, i cili realizoi golat 499 dhe 500 me fanellën e Barcelonës në ndeshje zyrtare.

Argjentinasi 29-vjeçar prej tyre 343 gola ka shënuar në La Liga, 94 në Ligën e Kampionëe Evropian, 43 në Kupën e Mbretit, 12 në Superkupën e Spanjës, 5 në kuadër të Botërorit për klube dhe 3 në ndeshjet e Superkupave Evropiane, shkruan “infOSport.mk”.

Dy golat e mbrëmjes ndaj Realit të Madridit, argjentinasit ia mundësuan edhe një rekord të ri. Ai tashmë është futbollisti me më shumë gola të shënuar në historinë e ndeshjeve “El Clasico” me 16 gola të shënuar. Ai deri më tani këtë rekord ndante me legjendën e skuadrës madrilene, Alfredo Di Stefano (14 gola).

Ndryshe Messi në gjithsej 34 ndeshje kundër Realit të Madridit ka shënuar 23 gola në të gjithë kompeticionet.

Leave a Reply