Ofertë që të çmend! Reali dy “yje” për Dibalën 

Reali i Madridit është gati të bëjë çmendurira për të transferuar Paolo Dibalën. Presidenti Florentino Perez është fiksuar pas sulmuest argjentinas dhe e dëshiron në “Santiago Bernabeu”.

Perez duke mos dashur të harxhojë shumë miliona në blerjen e një futbollisti, është duke menduar një ofertë shkëmbimi. Për të bindur drejtuesit e Juventusit që të lënë të lirë Dibalën, “madrilenët” pritet të ofrojnë si shkëmbim kolumbianin, Hames Rodriguez dhe spanjollin Alvaro Morata, padyshim një ofertë e kënaqshme kjo duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dy futbollistë mjaft cilësor.

Për Moratan, Juventusi nuk është një klub i panjohur, pasi ishte pjesë e kampionëve të Italisë për dy sezone, ku në 63 ndeshje realizoi 15 gola. Morata po shkëlqen edhe këtë vit te Reali, me të cilën skuadër në 21 ndeshje në La Liga ka realizuar 12 gola, ashtu që kjo ofertë e çmendur e madrilenëve mund të josh drejtuesit e Juventusit, të cilët gjithashtu do të kishin përfituar edhe një mesfushor ofenziv të kalibrit të lartë, siç është kolumbiani Hames Rodrigez, i cili megjithatë nuk po mund të rigjejë veten te “mbretërit”.

Leave a Reply