Liverpul-Lovren, dashuria vazhdon

Dejan Lovren ka vazhduar dashurinë me Liverpullin. Qendërmbrojtësi  kroar ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën nga “Enfilld Roud”.

Nga tabori i skuadrës së njohur angleze nuk kanë bërë të ditur se për sa kohë Lovren ka vazhduar kontratën, duke pohuar se ajo është afatgjate, ndërsa sipas mediave në Angli ajo thuhet të jetë deri në vitin 2021.

Lovren te Liverpulli erdhi në vitin 2014 nga rradhët e Sautemptonit, dhe që nga atëherë ai ka regjistruar plotë 105 ndeshje me fanellën e Liverpullit në të gjitha kompeticionet, duke realizuar edhe 4 gola.

“Kjo është një ditë e veçantë për mua dhe familjen time. Mendoj se sot unë jam njeriu më i lumtur në Botë. Edhe një ëndërr e imja u plotësua, ëndërra që unë të jem sa më gjatë kohë pjesë e klubit që e dashuroj. Ai klub pa dyshim se është Liverpulli” – tha Lovren.

Leave a Reply