“Tirona Fanatics” pushtojnë në kor “Asllan Rusin”: Shkupi, Shkupi…

Grupi i tifozëve “Tirona Fanatics” pa dyshim që janë ndër grupet më të njohura në rajon. Edhe pse janë një grup nga kryeqendra shqiptare, ata janë të njohur për lidhshmërinë që kanë në veçanti me grupin e tifozëve “Shvercerat” nga Shkupi.

Pikërisht duke u bazuar te kjo lidhshmëri, apo vëllazëri që kanë këto dy grupe të tifozëve, sot në palestrën “Asllan Rusi”, përderisa tifo grupi “Tirona Fanatics” ishin duke përkrahur skuadrën e tyre të basketbollit Tirana, ata fuqishëm në kor disa herë gjatë ndeshjes finale të “play-off” kundër Vllaznisë së Shkodrës brohorisnin, “Shkupi, Shkupi…”, duke dhënë një sinjal për dashurinë që kanë për vëllezërit e tyre shkupjan.

Një gjë të tillë ata bënë shkaku i ndodhive të fundit në qytetin tonë, veçanërisht ato ndodhi të natës së zezë të së enjtes kur huliganë maqedonas sulmuan kuvendin e Maqedonisë duke sulmuar një pjesë të deputetëve, në mesin e të cilëve ishte edhe deputeti shqiptarë, Zijadin Sela, që bashkë me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev e pësoi më së rëndi.

“Tirona Fanatics” në fund shpërthyen në festë të madhe në palestrën “Asllan Rusi” pasi skuadra e tyre e zemrës, Tirana në basketboll për meshkuj u shpall kampione e Shqipërisë, titull që u mungonte prej 5 vitesh.

 

Leave a Reply