Bujamin Shabani shënon ndaj Shkëndijës, barazohet rezultati (VIDEO)

Shkupi ka arritur që të barazojë rezultatin përballë Shkëndijës në ndeshjen që në këto momente po zhvillohet në stadiumin e Çairit, njofton “infOSport.mk”.

Krivanjeva mjaft mirë harkoi në shtyllën e parë në zonën kundërshtare, ku më së miri u gjind Bujamin Shabani, i cili me të majtën e tij, i ndihmuar edhe nga mbrojtësi i Shkëndijës, Çollak, arriti që të mposht portierin Kostadin Zahov. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 65-të, ndërsa deri në fund gjithçka mbetet e hapur rreth fituesit të këtij takimi mjaft interesant.

 

Leave a Reply