Emre Xhan me supergol i jep fitoren Liverpulit (VIDEO)

Futbollisti turk, Emre Xhan me një supergol i ka dhënë tre pikë skuadrës së tij Liverpulit në transfertë e zhvilluar ndaj Vatfordit. “The Reds” takimin e fituan me rezultat 0:1, ndërsa momenti vendimtar i këtij takimi ishte në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Leiva kroson një top deri te turku Emre Xhan, me këtë të fundit që gjuan në stilin gërshërë, duke dërguar topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë Vatfort krijoi disa raste, duke kërkuar pikë për të konfirmuar mbijetesën në Premier Ligë, por ndeshjen nën kontroll e kishin djemtë e trajnerit Jyrgen Klop.

Liverpuli me këtë fitore, shfrytëzoi edhe ngeciet e Sitit, Junajtedit dhe Arsenalit në këtë xhiro, duke u renditur tashmë në vendin e tretë të tabelës me 69 pikë të tubuara, pozitë kjo që sjellë kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve.  /”infOSport.mk”

Leave a Reply