Policia braziliane kopjon atë kosovare! Arreston futbollistin gjatë ndeshjes (VIDEO)

Një futbollist brazilian është arrestuar 15 minuta pas fillimit të një ndeshje të futbollit profesionist në Brazil, pasi i njëjti ishte akuzuar për rrëmbim dhe mbajtje peng të një personi.

Bëhet fjalë për futbollistin 21-vjeçar të skuadrës së Sapukaiense, Marlon Natanael Aleksandre Lima, i cili u arrestua gjatë ndeshjes që skuadra e tij po e zhvillonte ndaj Farroupilja, në kampionatin Gauço.

Lima në ndeshjen e së mërkurës ndodhej në bankinë, ndërsa tre oficerët e policisë nuk e patën të rëndë për t’ia vënë prangat atij.

Lima akuzohet se ka qenë pjesë e një bande e cila rrëmbeu një civil në një qendër tregtare, para se të fillonte të bënte blerje me kartën e kreditit të viktimës.

Mirëpo përderisa në Brazil policia arreston futbollist që kanë qenë të përfshirë në krim, policia kosovare një gjë të tillë bënë për arsye banale.

Rikujtojmë, policia kosovare në ndeshjen e fundjavës midis Besës dhe Prishtinës në Pejë arrestoi futbollistin e Prishtinës, Liridon Lecin, vetëm se ky i fundit shkëmbeu disa fjalë me njërin nga policët, i cili më pas e shtriu atë për tokë duke i vënë me forcë prangat atij dhe duke e dërguar në komisariat ku qëndrojë për plotë 48 orë.

Leave a Reply