Muharemi dhe Agolli fitojnë edhe Kupën e Azerbejxhanit

Pas kampionatit, shkupjani Muharem Muharemi dhe futbollisti i Kombëtares shqiptare Ansi Agoli me skuadrën e Karabahut kanë fituar edhe trefeun e Kupës në Azerbejxhan. Karabahu në finale të Kupës triumfoi, pasi mundi Gabalën me rezultat 2:0, ku dy golat u realizuan Madatov në minutën e 51 dhe Abasov që shënoi autogol.

Sigurisht rol të madh në lojën kishin edhe dy futbollistët shqiptar. Për Karabahun ky është trofeu i dytë këtë sezon, pasi ma herët siguruan edhe titullin e kampionit.

Leave a Reply