Monako bëri hapin e parafundit para titullit kampion (VIDEO)

Monako bëri hapin e parafundit para titullit kampion, pasi mundi në transfertë Nansin me rezultat 0:3. Rezultati u hap në minutën e 3-të me autogolin e Badilas, ndërsa skuadra nga Principiata nuk u ndal me kaq, duke dyfishuar shifrat 5 minuta para fundit të pjesës së parë me Silvan.

Pjesa e dytë shkoi me lojë dominuese të Monakos dhe shkëlqim të talentit Mbape, i cili nuk arriti të regjistrohet në listën e golashënuesve të këtij takimi, mirëpo shërbeu me një assist për Lemarin që realizoi golin e tretë dhe të fitores për kryesuesit e tabelës në elitën franceze.

Monako me këtë fitore vazhdon të kryesojë renditjen tabelare në ligën më të fortë në Francë me 86-të pikë të tubuara, 3 më shumë se PSZH që ndodhet e dyta.

Deri në fund të kampionatit francez kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtuar, me Monakon që javën e ardhshme mund të shpallet matematikisht kampion.

Leave a Reply