“Demat” shtyejnë festën e Juves për titullin e kampionit (VIDEO)

Lideri aktual në Serie A, Juventusi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në derbin lokal ndaj Torinos në kuadër të javës së 35-të, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo ndeshja e parë pas plotë 591 diëve që Juve nuk arrin të shënojë fitore si vendas. Për herë të fundit që “Zonja e Vjetër” kishte dështuar të shënojë fitore në “Juventus Stadium” ishte 23 shtatori i vitit 2015, kur ndj Frosinones kishte barazuar me po të njëjtin rezultat 1:1.

Pas pjesës së parë pa gola, Adem Ljajiç me një super gol të shënuar nga gjuajtja e lirë kaloi në epërsi Torinon, derisa golin e barazimit për Juventusin e realizoi Gonzalo Higuain në minutat shtesë të takimit.

Ky barazim shtyu festën për titullin e 6-të rradhazi në Serie A të “Zonjës së Vjetër” për ndeshjen e javës së ardhshme, kur Juve do të jetë mysafir i Romës në stadiumin Olimpik.

Në tribunat e stadiumit në “Juventus Stadium” sonte ishte edhe ish presidenti i UEFA-s dhe njëherit ish legjenda e “biankonerëve”, Mishel Platini, që ishte në shoqërim të Pavel Nedved.

Leave a Reply