Realit i mjaftoi vetëm një pjesë ndaj Granadas (VIDEO)

Reali i Madridit ka mundur Granadan me rezultatin e thellë 4:0, edhe pse shumë lehtë mund të ndodhte që kjo ndeshje të mbyllej edhe me një fitore më të thellë të “madrilenëve”, të cilët thjesht dominuan në këtë transfertë, që në fund rezultoi shumë e lehtë, njofton “infOSport.mk”.

Më të merituar për këtë fitore të Realit ishte dyshja Xhejms Rodrigez – Alvaro Morata, që shënuan nga dy gola.

Rodrigez realizoi në minutat 03 dhe 11, ndërkohë Morata  dy golat e tij i realizoi në minutat 30 dhe 35.

Në pjesën e dytë Reali sërish e dominoi ndeshjen, duke krijuar një numër të madh rastesh, mirëpo edhe përkundër këtij fakti rrjeta e portierit vendas pushoi, me ç’rast në fund ndeshje u mbyll me shifrat 0:4 në favor të Realit të Madridit.

Reali i Madridit në këtë mënyrë i bashkohet Barcelonës në pozitën e parë, që të dyja skuadrat nga 84 pikë, duke vazhduar në këtë mënyrë luftën e ashpër për titullin e kampionit në La Liga.

 

Leave a Reply