Derbi Rabotniçki – Vardari arsyetoi epitetin (VIDEO)

Derbi ndeshja e javës së 33-të në elitën e futbollit vendor ndërmjet dy rivalëve lokal, Rabotniçkit dhe Vardarit në tërësi arsyetoi epitetin, pasi përveç 4 golave të shënuar, nga dy në secilën anë, aktorët në fushën e blertë në “Telekom Arena” dhuruan një futboll mjaft cilësor dhe një tempo shumë të lartë, që ndeshjeve të fundit u kishte munguar këttyre dy skuadrave.

Vardari për nuanca ndoshta ishte skuadër më e mirë, në dy raste avansonte, mirëpo “romantikët” nuk dorëzoheshin dhe në të dyja rastet arritën që të barazojnë shifrat.

Në fund barazim 2:2 dhe nga një pikë për secilën skuadër që me shumë merita do e përfaqësojnë Maqedoninë në arenën ndërkombëtare.

Ndryshe vlen të përmendet se ishte kjo ndeshja e 10-të me rradhë që shënohen gola në ndeshjet mes Rabotniçkit dhe Vardarit. Për herë të fundit  që këto dy skuadra kishin barazuar pa gola, ishte 30 nëntori i vitit 2014-të.

 

11 Ndeshjet e fundit mes Rabotniçkit dhe Vardarit

2016/2017 Java 33 Rabotniçki Vardari 2:2 (0:1)
2016/2017 Java 24 Vardari Rabotniçki 2:0 (1:0)
2016/2017 Java 15 Rabotniçki Vardari 3:0 (1:0)
2016/2017 Java 6 Vardari Rabotniçki 1:0 (1:0)
2016 Java 5 Rabotniçki Vardari 0:1 (0:1)
2015/2016 Java 25 Vardari Rabotniçki 1:0 (1:0)
2015/2016 Java 17 Rabotniçki Vardari 1:1 (0:1)
2015/2016 Java 8 Vardari Rabotniçki 2:1 (0:1)
2015 Java 2 Vardari Rabotniçki 2:2 (0:1)
2014/2015 Java 27 Vardari Rabotniçki 2:0 (2:0)
2014/2015 Java 17 Vardari Rabotniçki 0:0 (0:0)

 

Leave a Reply