Cuculi: Shpresoj që Kupën ta rikthejmë sërish në Tetovë

Përveç kryesorit të stafit teknik të Shkëndijës, Erhan Selimi në pres konferencën foli edhe kapiteni, Ardian Cuculi, i cili respekton Pelisterin deri në maksiumum, ndërsa vlerëson se fituesi do të përcaktohet nga ai që jep më të mirën në fushë.

“Na pret një sfidë interesante. Në finale fiton çdo herë ai që është më i miri në fushë. Ne do të japim maksimumin, që për të dytin vit radhazi të kurërzohemi me Kupën e Maqedonisë. Apeloj deri tek të gjithë tifozët që të vijnë dhe të bëjnë tifo në mënyrë fer dhe korrekte dhe në fund shpresoj se do ta kthejmë Kupën sërish në Tetovë”, është shprehur kapiteni i KF Shkëndijës, Ardian Cuculi.

Takimi final i Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit luhet nesër në stadiumin “Mladost” në Strumicë me fillim në orën 17:30.

Leave a Reply