Monako dominon çmimet e më të mirëve në “Ligue 1”

Sindikata e futbollistëve profesionistë në Francë organizoi mbrëmjen Gala ku u shpërndane çmimet për më të mirët e sezonit 2016-2017 në kuadër të elitës së futbollit francez.

Çmimi më i rëndësishëm, ai i futbollistit më të mirë shkoi për sulmuesin uruguaian të Paris Sen Zhermenit, Edinson Kavani, autor i 35 golave në 35 ndeshje gjatë këtij sezoni.

Uruguajani shpërtheu te kryeqytetasit në vitin e parë pa Zlatan ibrahimoviçin në krah. 30-vjeçari mposhti konkurrencën e një tjetër futbollisti të Parisit, Marko Verratit, ndërsa në konkurrencë për këtë trofe individual ishin edhe Bernardo Silva i Monakos dhe Lakazete i Lionit.

Kylian Mbappe me shumë meritë fitoi çmimin e futbollistit të ri më të mirë në kampionatin francez, trajneri i tij te Monako Jardim rrëmbeu çmimin e trajnerit më të mirë, ndërkohë kroati Subashiç po nga rradhët e Monakos u shpall portieri më i mirë.

Si goli më i bukur u zgjodh ai i Memfis Depaj të Lionit në fitoren 4:0 ndaj Tuluzës, ndërsa arbitri më i mirë u shpall Ruddy Buquet.

Në formacionin më të mirë të vitit spikatin futbollistët e Monakos, që nga portieri Subashiç, mbrojtësit Sidibe, Glik e Mendy, mesfushori Bernardo Silva dhe sigurisht Mbappe për fazën sulmuese. Nga rradhët e Paris Sen Zhermenit ndër futbollistët më të mirë të përzgjedhur janë Thiago, Silva, Verrati dhe Kavani, Sery nga Nissa ndërsa përfaqësuesi i vetëm i Lionit në 11-shen më të mirë ëshët sulmuesi Lakazete.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply