Mbappe shpallet futbollisti më i mirë i ri në Francë

Futbollisti i Monakos, Kylian Mbappe, me meritë ka fituar trofeun e futbollistit më të mirë të ri në “Ligue 1”, vetëm 18 vjeç, një trofe që jepet nga sindikata e futbollistëve profesionistë.

Mbappe ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Monakos si në kampionat, ashtu edhe në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, ku skuadra franceze arriti deri në gjysmëfinale. Mbappe është bërë tashmë një ndër futbollistët kyç te ekipi i Monakos, duke u bërë njëkohësisht edhe futbollisti më i ri në histori që ka shënuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve Evropian.

Autori i 14 golave në “Ligue 1”, doli para shokut të tij të ekipit, Thomas Lemar si dhe Adrien Rabiot të Paris Sen Zhermenit dhe Ëylan Cyprien të Nicas.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply