Mundje, Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër udhëton drejt Beogradit

Përfaqësuesja e Maqedonisë në mundje për fëmijë do të udhëtoj nesër drejt Beogradit për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet nga dita e premte deri të dielën. Ekspedita e Maqedonisë është e përbërë nga 8 mundës, në dy kategori të meshkujve dhe femrave me në krye dy seleksionuesit Sufjan Ismaili dhe Davor Tasev.

Seleksionuesi Sufjan Ismaili është shprehur i kënaqur nga përgatitjet e deritanishme të të gjithë mundësave, duke u shprehur se pret rezultate pozitive dhe së paku një apo dy medalje nga ky evropian për fëmijë.

Maqedonia në këtë kampionat do të përfaqësohet nga Besir Alili, Stefan Shterjov, Zulfufli Asani, Nenad Panov, Aid Salihasi, Filip Tasev, Ermal Ramani, Olgica Koceva dhe Bojana Lazarevski.

Leave a Reply