Nuk ka tolerim, çdo fyerje në baza nacionale, dënohet rëndë!

Federata e futbollit të Maqedonisë së bashku me përfaqësuesit e të dyja klubeve finaliste, Shkëndijës dhe Pelisterit, kanë zhvilluar një takim të përbashkët, të cilët kanë dalë në konkludim që nuk do të ketë tolerim për fyerje eventuale në baza nacionale nga ana e tifozëve gjatë zhvillimit të ndeshjes finale, e cila do të zhvillohet sot nga ora 17:00 në stadiumin “Mladost” të Strumicës.

Në takimin e përbashkët, pjesëmarrës ka qenë edhe një zyrtar i sigurisë nga UEFA, i cili do të monitoroj ndeshjen finale.

Të gjithë të pranishmit në takim arritën akordin dhe apeluan për anim fer dhe korrekt nga ana e tifozëve. Kujtojmë që FFM lëshoi në dispozicion nga 300 bileta secilës për secilën grup të tifozeve.

Leave a Reply