Skandali seksual, Benzema godet Valbuenën dhe trajnerin Deshamp

Karim Benzema është lënë jasht përfaqësuses së Francës një kohë të gjatë për shkak të rastit “Valbuena”, i cili dyshohet të jetë bashkëpuntor në shantazhin ndaj mesfushorit të Lionit. Një situatë e tillë po vazhdon të mbetët e vështirë dhe e rëndë për Benzeman, i cili së fundmi ka shpërthyer në media, duke kritikuar Valbuenën dhe seleksionuesin e Francës Didier Dechamp.

 “Valbuena do të bëjë mirë që të ndalojë së thëni gënjeshtra, se po më çmendin. Ndërsa Deshamp po shfaqet si një person jo koherent, por arrij të kuptoj mënyrën e tij të të vepruarit. Rruga më e lehtë për t’u marrë, duke parë edhe sesi më kanë trajtuar, është që të heq dorë nga gjithçka, por një sjellje e tillë nuk është në karakterin tim”, është shprehur mes tjerash Benzema në një intervistë të dhënë për “L’Ekip”.

Ndryshe Benzema me Realin e Madridit do të luaj në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, e cila do të zhvillohet me 3 qershor në Kardif.

Leave a Reply