Shkëndija-Pelisteri, publikohen formacionet zyrtare

Dy ekipet finalist Shkëndija dhe Pelisteri kanë publikuar formacionet titullare, që do të pretendojnë trofeun e edicionit të 25-të të Kupës së Maqedonisë.

“Kuqezinjët” do të startojnë me Zahovin, Cuculin, Ibraimin, Totren, Hasanin, Çelikoviqin, Radeskin, Zhuniorin, Çolakun, Todorovskin dhe Vujçiqin. Ndërkohë në radhët e Pelisterit, në 11-shen e parë do të jenë, Petrovski, Toshevski, Bojoviqi, Bozhinovski, Milenkovski, Ilijoski, Petrovi, Silva, Kovaçevi, Markoski dhe Ilievi.

Takimi Shkëndija-Pelisteri starton në orën 17:00 në stadiumin “Mladost” të Strumicës.

Leave a Reply