Jakimovski i referon Shkëndijës, Gocevski Renovës në Shkup

Federata e futbollit të Maqedonisë ka përcaktuar arbitrat për takimet e xhiros së 34-të të elitës së futbollit vendor.  Për derbin që do të zhvillohet në Tetovë, ndërmjet Shkëndijës dhe Rabotniçkit është përcaktuar të ndajë drejtësinë Dejan Jakimovski, ndërsa në “Telekom Arena” ku do të zhvillohet Vardari-Renova, kryesori do të jetë Marjan Gocevski.

Një fakt interesant që tregojnë statistikat për Gocevskin, me këtë të fundit që iu ka referuar kampionëve të Maqedonisë edhe në dy ndeshje të luajtura më herët në këtë sezon, ndërsa në të dyja rastet Vardari nuk ka regjistruar rezultat pozitiv, duke humbur me Pobedën, ndërsa me barazim e ka mbyllur me Bregallnicën.

Në përballjet tjera, arbitri më i mirë i Maqedonisë, Dimitar Meçkarovski është vendosur të ndajë drejtësinë në përballjen Shkupi-Bregallnica, Stojançe Stojanov udhëton drejt Prilepit për takimin Pobeda-Makedonija Gjorçe Petrovi, ndërsa Faton Mustafi do të gjykojë në Kratovë, ku do të përplasen Sileksi dhe Pelisteri.

Të gjitha takimet e xhiros së 34 janë programuar të luhet të dielën me fillim në orën 16:30.

Leave a Reply