Spanja me më të mirët ndaj Maqedonisë

Përfaqësuesja e Spanjës në Shkup do të vjen me të gjithë yjet që posedon. Seleksionuesi Hulen Lopetegi ka publikuar listën e futbollistëve që ka përfshirë për ndeshjen ndaj Maqedonisë që do të luhet në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018.

Në listën e Lopetegit prej 25 futbollistëve janë të përfshirë të gjithë yjet spanjol, si Pike, Iniesta, Morata, Kosta, Ramos e shumë të tjerë. Takimi Maqedoni-Spanjë do të luhet në “Telekom Arena” në Shkup me 11 qershor, ndërsa katër ditë më herët Spanja do ta luaj një ndeshje miqësore me Kolumbin.

LISTA E LOPETEGIT:

Portierët: De Gea, Kepa, Reina

Mbrojtja: Alba, Karvahall, Pike, Ramos, Monreal, Aspilikueta

Mesfusha: Buskets, Iniesta, Alkantara, Isko, Asensio, Silva, Roberto, Iljariemendi

Sulmi; Kosta, Delofeu, Morata, Pedro, Vitolo, Aspas.

Leave a Reply