Njihu me  20 klubet evropiane që kurrë nuk kanë rënë në ligën e dytë

Kur jemi në fund të sezonit 2016/2017, shumë skuadra anembanë Evropës do të largohen nga ligat elitare për të rënë në një nivel më poshtë.

Gjatë historisë pothuajse shumica e skuadrave të mëdha Evropiane kanë rënë në ligën e dytë.

Kjo nuk ka ndodhur vetëm me 20 skuadra në kampionatet e njohura të Evropës, ku prej skuadrave të mëdha janë Real Madrid, Barcelona, Inter dhe Ajaks.

La Liga ka tre skuadra që nuk kanë rënë kurrë në “Segunda Division”, Real Madridi, Barcelona dhe Atletik Bilbao.

Bundesliga ka vetëm Hamburgun, por që rrezikon këtë sezon të bie në Bundesliga II, ndërsa Serie A italiane vetëm Interin. Në Portugali Benfika, Porto dhe Sporting, në Holandë janë Ajaksi, Fejenordi, PSV Ajndhoveni dhe Utrehti.

Në Turqi janë Fernerbahçe, Beshiktashi dhe Galatasaraji, në Greqi janë skuadrat Panathinaikos dhe Olympiakos, ndërsa në Skoci Aberdini dhe Selltiku.

Për çudi, Premierliga angleze nuk ka asnjë skuadër e cila gjatë tërë historisë ka qëndruar vetëm në ligën elitare.

Leave a Reply