Në javën e 15-të ndodhi ajo që nuk kishte ndodhur deri më tani këtë edicion!

Sot në futbollin elitarë u mbyll java e 15-të, e cila doli të jetë disi më e veçantë. E themi këtë, pasi nga gjithsej 6 ndeshje të zhvilluara, në asnjërën prej tyre nuk kishte ndodhur që të triumfojë ekipi vendas, njofton “infOSport.mk”.

3 fitore për mysafirët dhe 3 barazime, është epilogu i kësaj jave, në të cilën u shënuan vetëm 12 gola, apo nga 2 gola për ndeshje.

3 skuadra e para në tabelë, Shkëndija, FC Shkupi dhe Makedonija Gj.P ishin të pamëshirshme. Shkëndija dje në Veles mundi Borecin me rezultatin 2:0, ndërkohë në ndeshjet e sotme, FC Shkupi dhe Makedonija GJ.P, regjistruan fitore identike përballë Pelisterit, gjegjësisht Bellasicës.

Ndërkohë në tre ndeshjet tjera nuk pati ftues. Struga Trim Lum barazoi 1:1 me Akademia Pandev, ndërkohë ndeshjet në Tetovë, Renova – Sileksi, dhe ajo në arenën “Todor Proeski”, midis dy skuadrave me më shumë tituj në kampionatin vendor, Vardarit dhe Rabotniçkit, u mbyllën pa gola, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë në 14 javët e kaluara, në asnjërën prej tyre nuk kishte ndodhur që mos të triumfojë të paktën në një ndeshje, njëra nga skuadrat nikoqire.

LPFMV – Java 15

Pelisteri 1:3 FC Shkupi
Renova 0:0 Sileksi
Struga Trim Lum 1:1 Ak.Pandev
Bellasica 1:3 Makedonija GJ.P
Vardari 0:0 Rabotniçki
Boreci 0:2 Shkëndija

Leave a Reply