Klivlendi i pamëshirshëm, fiton Bostonin 130:86

Kampionët e Klivlendin kanë mundur sërish Bostonin me rezultat 130:86, duke çuar serinë në 2:0 të ndeshjeve finale në Konferencën e Lindjes në NBA. Mbreti Xhejms ishte ishte i papërmbajtshëm në këtë sfidë me 30 pkë të realizuara dhe 7 asiste, ndërsa Irving shtoi edhe 21 tjera.

Në radhët e Bostonit shkëlqeu Broun me 19 pikë dhe 1 asist. Klivlendi siguroi këtë fitore që në fillim të ndeshjes, me pjesën e parë që u mbyll me rezultat 71:31, në favor të kampionëve në fuqi, ndërsa në dy periodat e mbetura nuk kishte surpriza, duke u mbyllur kështu i gjithë takimi me shifrat 130:86.

Ndeshja e radhës ndërmjet Bostonit dhe Klivlendit do të luhet në “Quicken Loans Arena”, me skuadrën e Xhejmsit që ka mundësinë të sigurojë kualifikimin për në finale e madhe të NBA-së.

Leave a Reply