Ringjallet Inter, por vonë, Evropa ju shkon (VIDEO)

Skuadra e Interit fitoi transfertën ndaj Lacios me rezultat 1:3, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 37-të në Seria A. Mirëpo kjo fitore e “zikaltërve” vlejti vetëm sa për statistikë, pasi edhe përkrah fitores dhe tre pikëve të fituar kundër Lacios, Interi ngelet në vendin e 7-të të tabelës me 59-të pikë, katër më pak se Milani që veq më siguroi eliminatoret e Liga Evropës në ndeshjen e sotme ndaj Bolonjës që e fituan me rezultat 2:0.

Ndryshe golat për fitoren e Interit i realizuan Andreolli, Hoed (autogol) dhe Eder, ndërsa për Lacion golin e vetëm e shënoi Keita nga penalltia.

Kujtojmë që në program është edhe një xhiro deri në mbyllje të kampionatit në Seria A.

Leave a Reply