E bujshme, Besnik Hasi merr drejtimin e Olimpijakosit

Besnik Hasi mund të marrë drejtimin e skuadrës kampione të Greqisë, Olimpikaosit. Një gjë të tillë pohojnë mediat e këtij vendi, sipas së cilave Hasi pritet që së shpejti të takohet me drejtorin sportiv të skuadrës greke, Takis Lemonis.

Hasi së fundmi ishte në krye të skuadrës së njohur polake të Legia Varshavës, ndërsa paraprakisht udhëhoqi edhe skuadrën e njohur belge të Anderlehtit, te e cila skuadër kishte mbyllur karrierën si futbollist.

Megjithatë nuk është vetëm Olimpijakosi skuadra që interesohet për strategun kosovar, pasi emri i Hasit lidhet ngushtë edhe me dy skuadrat belge, Antverpen dhe Lokeren.

Mbetet në shohim cila do të jetë zgjidhja e Besnik Hasit, nëse do rikthehet në shtëpinë e dytë, Belgjikë, apo ndoshta do pranojë sfidën që të udhëheq një skuadër gjigande si Olimpijakosi.

Leave a Reply