Zyrtare: Maqedoni-Turqi luhet me 5 qershor në Shkup

Tashmë është zyrtare, takimi kontrollues Maqedoni-Turqi do të luhet me 5 qershor në Shkup. Të dyja këto përfaqësuese gjatë historisë janë përballur 7-të herë, me Turqinë që ka dalë 5 herë fituese, një takim i ka takuar Maqedonisë, ndërsa një përballje është mbyllur me barazim.

Takimi i 5 qershorit do të jetë një test për të dyja përfaqësueset, të cilat 6 ditë më vonë do të luajn me kundërshtarët respektiv në kuadër të elimianotereve për Botërorin Rusi 2018, me Maqedoninë që pret Spanjën në Shkup, ndërsa Turqia luan me Kosovën në Shkodër.

Ndeshja kontrolluese Maqedoni-Turqi do të luhet me 5 qershor në stadiumin “Telekom Arena” me fillim në orën 19:45.

Leave a Reply