Gostivari e pëson keq nga Skopje, Veleshta fiton dhe ngjitet në pozitën e dytë

Gostivari ka pësuar një disfatë të rëndë në transfertën në Shkup kundër rivalit të drejtëpërdrejtë për pozitën e parë në Ligën e Dytë – Perëndim, Skopje, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Dashmir Beari pësoi disfatën e parë nën drejtimin e këtij të fundit, i cili nuk gjeti reçetën e duhur për të parandaluar futbollistët e disponuar të Skopjes. Fitoren e skuadrës së Ljupço Markovskit e paralajmëroi Darko Gjurçinovski me golin e realizuar në minutën e 7-të, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë, një ndër futbollistët më në formë te Skopje, Izet Ajrullahu, nga pika e bardhë dyfishoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në 15 minutat e fundit të takimit, Skopje realizoi edhe dy gola të tjerë, ku sërish në skenë doli Gjurçinovski me golin e dytë personal të shënuar në minutën e 75-të, ndërkohë ish futbollisti i FC Shkupit, Filip Janevski në minutën e 79-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Skopje 4, Gostivari 0.

Disfatën e Gostivarit në maksimum e ka shfrytëzuar Veleshta, që në Bogovinë si mysafir mundi Dritën me rezultatin minimal 1:0. Edhe njëherë tjetër hero i skuadrës strugane doli të jetë Altin Loga, që në minutën e fundit të pjesës së parë shënoi një gol mjaft të bukur, që në fund u tregua si i mjaftueshëm për 3 pikë të reja dhe pozitën e dytë në tabelë për Veleshtën.

Me rezultatin identik 0:1 u mbyll edhe ndeshja në Shkup midis Kadinos dhe Kroabit, skuadër kjo që iu falë golit të Ujkan Muçës që në minutën e 5-të, ndërsa skuadrës së Ohrid Lihnidos i mjaftoi goli i Sherif Rexhepit përballë Vardarit të Forinës, për tu kthyer nga Gostivari me pikë të plota .

Ndërkohë befasinë e javës së 14-të në Konferencën e Perëndimit e bëri Labunishti, që në Kërçovë me shifrat 2:0 mundi Vëllazërimin. Lazar Peev në minutën e 14-të shënoi golin e parë për mysafirët, derisa Nikolla Dimovski në të 62-të vulosi fitoren e Labunishtës.

Pas 15 xhirove të zhvilluara, Skopje renditet në pozitën e parë me 36 pikë, duke u shpallur kampion vjeshtor, kur ka mbetur vetëm edhe një javë deri në mbyllje të pjesës së parë të kampionatit, ndërsa pas tyre me 29 pikë renditet Veleshta.

LDFMV – Java 15

Skopje 4:0 Gostivari
Kadino 0:1 Korabi
Drita 0:1 Veleshta
Vardar F. 0:1 Ohrid L.
Vëllazërimi 0:2 Labunishta

Leave a Reply