Futsal Shkupi vetëm barazim ndaj Zhelezarecit, ndëshkohet nga një penalti fare në fund

Futsal Shkupi pas 5 fitoreve rradhazi në kampionat, sot është ndalur nga Zhelezareci në një nga ndeshjet më interesante të javës së 6-të në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Si duket lodhja ka ndikuar te besuarit e trajnerit Zoran Lekiq, të cilët 3 ditë më parë luajtën ndeshjen e javës së 5-të kundër Kegi Mobi në Veles, pas asaj ndeshje ndërkombëtare të Ligës së Kampionëve me 29 nëntor, kundër Blu Mexhik FC Dublin.

Futsal Shkupi – Zhelezareci, u mbyll me shifrat 1:1, me një gol të shënuar nga ana e mysafirëve fare në fund nga goditja e lirë prej 9 metrash, kjo pasi vendasit kishin tejkaluar normën prej 5 ndërhyrjeve të palejuara.

Ndryshe Futsal Shkupi pjesën e parë e mbylli me epërsi, falë golit të Dragan Petroviç, ndërsa sekondat e mbetura pas barazimit të mysafirëve, nuk ju mjaftuan “bardhekatërve” për të rikthyer sërish rezultatin në favorin e tyre, transmeton “infOSport.mk”.

Kështu në fund skuadra nga Çairi duheshe të pajtohet me barazimin e parë të këtij edicioni, përballë ish kampionëve të vendit, që këtë vit do ju prishin shumë punë edhe skuadrave tjera pretendente për titullin.

Leave a Reply